Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

5 orë në polici, nënkryetari i FRPD në Shkodër: Është sulm politik

6BA1C30C-683F-4371-9BE7-C66260556666

Është liruar nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Arvit Bushati, pasi qëndroi 5 orë në Policinë e Shkodrës

Në intervistën e dhënë për mediat paso doli nga ambientet e policisë, Bushati është shprehur se ky është një sulm i hapur politik që kërkon të intimidojë demokratët e Shkodrës.

“Isha pas orarit zyrtar të punës duke konsumuar kafe me përfaqësues të PD Shkodër, në praninë tonë ishte edhe kryetari i Bashkisë. U përballëm me 2 patrulla policie të cilat vetëm me dixhiturën, urdhër nga shefat na vjen keq duhet të vish me ne, më shoqëruar në masa të çuditshme për një njeri që s’ka asnjë shpjegimi ekstra për të bërë në lidhje me organet kopetente.

Në ambientet e policisë pashë hezitimin në fytyrën e tyre për urdhrat që kishin marrë nga drejtuesit politik të policisë së shtetit pasi e kuptuan që masa dhe forma e ndalimit ishte e pabazuar në procedurë. Ky është sulm, presion që i bëhet përfaqësuesve të PD në Shkodër e gjithë Shqipërinë. Dënoj me forcë qasjen që forcat e rendit kanë me politikën”, tha Bushati.

Leave a comment