Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sot ceremonia mortore e Berlusconit, Rama niset drejt Italisë

-640-0-1682496123xrama-681

Italia i jep sot lamtumirën një nga personave më me ndikim në politikën italiane dhe jo vetëm, ish-kryeministirt Silvio Berlusconi. Ceremonia mortore do të mbahet në orën 15.00 në Piazza Duomo dhe do të drejtohet nga  kryepeshkopi i qytetit Mario Delpini.

Më herët, newsbomb.al bëri me dije se në ceremoni pritet të marrin pjesë mbi 2 mijë persona, ku nuk do të mungojnë as zyrtarët e lartë të shteteve, miq dhe të afërm të Berlusconit.

I pranishëm në funeralin shtetëror të Berlusconit do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Piazza Duomo është rrethuar nga ora 10 e mëngjesit të sotëm dhe do të ruhet nga forcat e rendit.

Silvio Berlusconi ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare pasi vuante prej kohësh nga leuçemia kronike mielomonocitare. Ai doli nga spitali më 19 maj, pas 45 ditëve të kaluara duke trajtuar pneumoninë dhe problemet me veshkat dhe duke vazhduar trajtimin për leuçeminë. Mirëpo, përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore bëri që të kthehej sërish në spital më 9 qershor. Fatkeqësisht gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua duke u ndarë nga jeta më 12 qershor.

Related Posts

Leave a comment