Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kolegji Zgjedhor vendos të përsëriten zgjedhjet për Bashkinë e Rrogozhinës

-640-0-edb14281f485edfef135bb57d60e436c

Kolegji Zgjedhor ka marrë vendimin këtë të enjte që të ripërsëriten zgjedhjet në qytetin e Rrogozhinës.

Pas pretendimeve nga ana e opozitës dhe hapjes së kutisë së burgut e cila përmbysi rezultatin mes kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe kandidatit socialist, Kolegji Zgjedhor ka vendosur që zgjedhjet të ripërsëriten.

Kujtojmë se kandidati i PS,  Edison Memolla  fitoi mandatin e tij të dytë me vetëm 30 vota diferencë, përballë atij të ‘BF’, Shkëlqim Hoxha i cili nuk pranoi humbjen, ku pretendonte se votat janë manipuluar.

KAS rihapi kutinë e burgut ku kishte pretendime, por rezultati nuk ndryshoi. Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ju drejtua Kolegjit Zgjedhor, i cili ka vendosur ripërsëritjen e zgjedhjeve.

Leave a comment