Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kontrolli tek kampi i MEK, reagon Irani: Shpresojmë që Shqipëria të ketë kuptuar gabimin që bëri duke i mirëpritur

-640-0-1687347508xzzpng-405

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kana’ani ka reaguar në lidhje me aksionin e policisë shqiptare në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

Në deklaratën e tij, Nasser Kana’ani nënvizoi se Shqipëria duhet t’i marrë seriozisht kërcënimet që mund t’i vijnë nga organizata e MEK-t.

“Elementet e grupit terrorist anti-Iran Mojahedin-e Khalq, i njohur si MEK do të përbëjnë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e nikoqirit të tyre për shkak të natyrës së tyre terroriste. Shpresojmë që qeveria shqiptare të kompensojë gabimin e saj në pritjen e këtyre terroristëve”, shkroi Kana’ani në Twitter.

Kujtojmë se pas një urdhëri të lëshuar nga SPAK, efektivët e policisë ushtruan kontrolle në kampin e MEK në Manzë. Por kontrollet e efektivëve hasën në rezistencën e muxhahedinëve, duke detyruar policinë të përdorte gaz lotsjellës.

Leave a comment