Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

BE paralajmëron Twitter: Zbatoni rregullat evropiane, ndryshe…

-640-0-77010e08c27eb7f5cd0b04adabaa1802

BE e ka çuar paralajmërimin mbi përmbajtjen e Twitter në selinë qendrore të rrjetit social në San Françisko. Akti i Shërbimit Digjital i bllokut do të hyjë në fuqi në gusht dhe u kërkon platformave teknologjike të kontrollojnë përmbajtjet e rrezikshme.

Komisioneri i BE-së për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton zhvilloi bisedime online me pronarin e Twitter, Elon Musk.

 “Misioni im është të sigurohem që nga 25 gushti, ata do të respektojnë ligjin tonë, ose nuk do të mund të veprojnë më në Evropë. Aktualisht, ata duan që të vazhdojnë veprimin”, -tha Thierry Breton, komisioner i BE për Tregun e Brendshëm.

Breton do të zhvillojë bisedime mbi rregullat e reja edhe me bosin e “Meta”, Mark Zuckerberg. Por takimi me Musk ishte i veçantë për shkak të lëvizjeve të fundit të Twitter, që ka lehtësuar publikimin e materialeve në rrjetin social.

Kompanive të teknologjisë do t’u duhet të investojnë për të krijuar grupe të posaçme kontrolli, në një kohë kur ato po shkurtojnë stafet e tyre.

Related Posts

Leave a comment