Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Fundosja e anijes me 750 emigrantë pranë brigjeve greke, të mbijetuarit fajësojnë rojën bregdetare

-640-0-1687616358xlll-15-461

Detaje të reja janë zbuluar nga tragjedia e ndodhur në Greqi javë më parë ku një varkë me qindra emigrantë në bord u fundos duke shkaktuar dhjetëra të vdekur dhe qindra të zhdukur. Në bordin e anijes ndodheshin 750 emigrantë sirianë, pakistanezë, egjipitianë të cilët ishin nisur drejt brigjeve greke.

Një prej të mbijetuarve në një intervistë për CNN, tha se rezultati nuk do të kishte qenë katastrofik nëse rojet bregdetare nuk do ishin përpjekur ta tërhiqnin anijen e mbingarkuar.

Një i mbijetuar nga Siria, i identifikuar si Rami, përshkroi se si një anije e rojes bregdetare greke iu afrua peshkarexhes disa herë në përpjekje për të lidhur një litar për të tërhequr anijen, me rezultate katastrofike.

“Herën e tretë që na tërhoqën, varka u lëkundur djathtas dhe të gjithë po bërtisnin, njerëzit filluan të binin në det dhe anija u përmbys dhe askush nuk pa më njeri,” tha ai. “Vëllezërit u ndanë, kushërinjtë u ndanë.”

Një tjetër burrë sirian, i identifikuar si Mostafa, beson gjithashtu se ishte manovra e rojes bregdetare që shkaktoi katastrofën. “Kapiteni grek na tërhoqi shumë shpejt, ishte jashtëzakonisht i shpejtë, kjo bëri që varka jonë të fundosej,” tha ai.

Vetëm 104 prej emigrantëve që ndodheshi në anije janë shpëtuar nga rojet bregdetare greke.

Related Posts

Leave a comment