Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

FOTO: Gjëra luksi, që mund t’i gjeni vetëm në Dubai

-640-0-1687780725xvend-parkimi-per-gamilet-758

Në dekadat e fundit, qyteti i Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe është kthyer në një nga atraksionet më të mëdha nga ana arkitekturore dhe teknologjike, dhe luksi në këtë qytet është aq i shfrenuar, saqë ka vend plot për të përfituar nga gjërat jonormale, të cilat nuk do të mund t’i bënit apo shijonit diku tjetër nëpër botë.

Këtë qytet e vizitojnë rregullisht emra të njohur të botës së artit, showbizit, sportit e shumë fushave të tjera, ndërsa është kthyer në parajsën e influencërve.
Një qytet me një GDP prej 108 miliardë dollarësh, Dubai ka në përbërje të tij qindra atraksione turistike, resorte, parqe ujore, kulla të larta dhe ishuj artificialë. Arkitektura ultramoderne piqet mrekullisht me atë që të ofrojnë vetëm flora dhe fauna natyrale e Emirateve.

Vendasit, por jo vetëm, kanë luksin të shijojnë disa nga opsionet milionëshe që mund të të ofrohen vetëm në Dubai, duke nisur nga ëmbëlsirat e arit te kafshët ekzotike.
Më poshtë po ju rendisim disa nga atraksionet dhe opsionet e luksit që vetëm në Dubai mund t’i gjeni dhe shijoni apo prekni nga afër:

Ambulancat limuzinë për elitën, apo njerëzit e famshëm;
Ëmbëlsirat më të shijshme që keni provuar ndonjëherë, prej floriri;
Fluturimi mbi ujë;
Gara me gamile;
Hotele nënujore;
Makina policie “Lamborghini”;
Makina që lundrojnë në ujë;
Maskë fytyre me flori 24 karatësh;
Pista skish brenda qendrave tregtare;
Taksi helikopter për automjetet;
Vend i posaçëm në avion për fajkonjtë;
Vende parkimi për gamilet.

Por, këto janë vetëm disa nga ato që të ofron ky qytet magjik, ku nëse shkon të paktën një herë në jetë, me siguri do duash të rikthehesh aty, pasi gjithmonë ka diçka që e ke lënë pa bërë apo parë.

 

Related Posts

Leave a comment