Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Akuzat ndaj Policisë për dhunën barbare në Fushë Krujë, reagon Bledi Çuçi: Çdo insinuatë s’ka lidhje me të vërtetën

-640-0-1687100628xvlora-hyseni-blendi-cuci-298

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka reaguar pas ngjarjes barbare në Fushë Krujë.

“Të rënda e të papranueshme pamjet e dhunës në Krujë.

Askush nuk është mbi ligjin dhe s’mund t’u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë.

Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të dyshuarve, ka arrestuar 4 persona sot herët në mëngjes dhe po punon për kapjen sa më parë të 3 të tjerëve të përfshirë në ngjarje.

Çdo insinuatë tjetër s’ka lidhje me të vërtetën dhe me punën e Policisë së Shtetit për të çuar autorët përpara drejtësisë”, shkruan ai.

Një prej të dhunuarve nga fisi Rraja, ka akuzuar Policinë se ka shkuar në vendin e ngjarjes vetëm dy orë pas ngjarjes së rëndë.

Ndërsa në media, ka pasur akuza edhe për faktin se policët kanë njoftuar fisin Rraja, për denonciminn që është bërë ndaj tyre.

Related Posts

Leave a comment