Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Puna nuk mban më”- Zbardhet biseda e tensionuar në telefon mes fiseve Rraja e Maja

auto_nm1688847597

Një konflikt për një gurore në Borizanë ka degraduar deri në përdorimin e shkopinjëve mes disa personave të fisit Maja e Rraja në Fushë-Krujë.

Në përgjim duket se dy fiset janë konfliktuar dhe verbalisht, ku nuk kanë munguar presionet nga Fredi Rraja.

Maja i ka kërkuar që të punojnë më me avash ndërkohë Rraja i është përgjigjur që dëmeve të shkaktuara do u përgjigjet por ama gurores mos t’i afrohen më.

Ajo që vihet re ështëse në momentin që është zhvilluar biseda, Rraja ka qenë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Pjesë nga biseda:

Jashari: O Fredi, Jashari jam, si kalove? Vallahi tani ka shkuar puna ku nuk mban më

Fredi: O Jashar a të flas pak…

Jashari: Dëgjo Fredi, policia tani është këtu në vendngjarje, denoncimin e kanë çuar pa ditur gjë ne, e kanë çuar ca të tjerë, tani nuk të duron kush. Hajde shihe, hy gishti në mu

Fredi: Në rregull, çfarë dëmi të ju kem bërë, do të sjellë ekspertizën.

Jashari: Jemi 70 burra këtu, pse nuk vjen për të na dhënë përgjigje

Fredi: Jam në Tiranë, jam në drejtori të policisë. Do ju përgjigjem çfarë dëmi të ju kem bërë, me më ardhur dhe njëherë në gurore, ke për të më njohur…

Jashari: Bilbil Maja të njeh shumë mirë se kush je, dhe unë të njoh shumë mirë se kush je.

Fredi: Të ashë të përgjigjem

Jashari: Po të flasë në mënyrë njerëzore, Bilbilin e njoh unë.

Fredi: Nuk afroheni më në gurore time

Jashari: Jam në guroren time, se jam në shtëpi time, në oborr tim

Fredi: Ti nuk afrohesh më në gurore.

Jashari: E provojmë kush afrohet.

Fredi: Nuk ke për ta parë me guroren ti dhe asnjë, ama të përgjigjem.

Jashari: Hajde pra shihe që nesër në mëngjes shtëpinë time.

Fredi: E shoh unë shtëpinë tënde

Jashari: Pse nuk vini, pse nuk sjellë cubin këtu. Tur Bushin a kush është ai

Fredi: Nuk ka lidhje ai, jemi ne.

Jashari: Hajt.

Related Posts

Leave a comment