Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Elisabeta Imeraj: Arben Ahmetaj rrezikon dënim të lartë

-640-0-2e226b18f5932d0538e1416c0e3a5e71

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj tha në një intervistë se, nisur nga 3 veprat penale që dyshohet se ka kryer Arben Ahmetaj, ai rrezikon dënim të lartë.

Imeraj u shpreh se akuzat që rëndojmë mbi ish-zv.kryeministrin janë më të rëndat që një zyrtar mund të kryejë gjatë ushtrimit të detyrës.

“Ahmetaj dyshohet për 3 vepra penale, mosdeklarim i pasurisë, korrupsion dhe pastrim parash. E parë në kontekstin që hetimi përfundon me këto akuza, Ahmetaj rrezikon dënim të lartë.

Janë akuzat më të rënda që një zyrtar mund të kryejë gjatë ushtrimit të funksionit të tij. Janë elementë që për shkak të detyrës që ka pasur, në të paktën 6 raste është vërtetuar akuza e korrupsionit”, tha ish-drejtuesja e prokurorisë.

Leave a comment