Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Serbët paraqesin kërkesat: Të kthehemi ne një herë në polici, pastaj zgjedhjet në veri!

-640-0-0d60c2d870866c843859dda24f6a19de

Serbët e veriut të Kosovës insistojnë për tërheqjen e plotë të të gjithë pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga veriu dhe kthimin e tyre në strukturat policore përpara se të mbahen zgjedhjet e reja.

“Të kthehen policët tanë… do të thotë, që ne të kthehemi në punë në sistemin e Kosovë. Përderisa janë këtu, do të jetë e vështirë”, thonë disa prej tyre, ndërsa shtojnë se serbët nga veriu duhet të zgjedhin përfaqësuesit e vet. Serbët i braktisën institucionet e Kosovës nëntorin e vitit të kaluar, në formë proteste ndaj të ri-regjistrimit të automjeteve nga targat serbe në ato të Kosovës, i cili u pasua nga një varg krizash e protestash.

Në fund të majit, tensionet mbërritën kulmin me përplasje që shkaktuan dhjetëra të plagosur në radhët e KFOR-it. Së fundi, BE-ja dhe Kosova konfirmuan se kanë arritur një marrëveshje për shtensionimin e situatës dhe një ditë më vonë u prezantuan hapat konkretë: tërheqja e 25 për qind e policisë nga dhe rreth ndërtesave komunale në veri, organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme vendore pas verës dhe rikthimi në dialog për normalizimin e marrëdhënieve.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit, nuk iu përgjigj pyetjes nëse kjo marrëveshje është e pranueshme për ta dhe nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet e reja. Më herët, nga Lista Serbe kanë pohuar se do të marrin pjesë në zgjedhje vetëm nëse Policia e Kosovës tërhiqet nga veriu, nëse amnistohen të arrestuarit, të cilët autoritetet e Kosovës i akuzojnë për dhunë gjatë protestave, si dhe nëse fillon formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Related Posts

Leave a comment