Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ngelën në mes të detit në plazhin e Ranës së Hedhun, 5 pushuesit shpëtohen nga Policia Kufitare

auto_fdghjk1689781790

Pesë pushues të cilët ngelën në mes të detit me mjet lundrues, në plazhin e Ranës së Hedhun, janë shpërtuar nga Policia Kufitarë Shëngjin.

Pushuesit, të rritur por edhe të mitur, po lundronin me 3 mjete lundruese tip kajak, por për shkak të erës së fortë që po frynte, kishin humbur kontrollin mbi drejtimet e mjeteve lundruese, dhe për pasojë ishin larguar shumë nga bregu dhe rrezikonin të mbyteshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu shkuar në ndihmë, me mjet lundrues

Punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar ata deri në breg, së bashku me mjetet e tyre lundruese. Pushuesit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Kufitare e Shëngjinit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë.

Related Posts

Leave a comment