Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

VIDEO: Dhjetë minuta larg Ksamilit, një ndër mrekullitë agrikulturore të Shqipërisë

-800-0-3c16a5347c63a8f73f67581b7b0cb9c1

Kryeministri Rama ka ofruar pamje nga hambari shqiptar i agrumeve, kryesisht mandarinave, në cepin më jugor të Shqipërisë.

“Dhe me tokat e qëndisura nga pemët me mandarina, portokalle e limonë në Xarrë të Konispolit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan i pari i qeverisjes, duke harruar shegët.

Vitet e fundit, ngjitaz kufirit me Greqinë janë krijuar plantacione me shegë, të cilat shkojnë të gjitha në tregun e etur europian për këtë frut.

Duhet thënë gjithashtu se tokat e qëndisura me agrume të jugut të Shqipërisë, nga Butrinti deri në Konispol, datojnë që në kohën e Nanos e më pas atë të Berishës, të cilat i dedikohen një emri: Dhimo Kote. Ky i fundit, një agronom tejet i aftë dhe vizionar, sot është zv/ministër bujqësie, mik i ngushtë i Ramës ndër vite, madje dhe i Berishës. Ishte pikërisht ai që ndëmorri inisiativa të rimbjelljes së tokave atyre anëve në fundin e viteve ‘90-të, pas gjithçka ishte shkretuar pas rënies së regjimit dhe prishjes së kooperativave dhe ndërmarrjeve bujqësore.

Por ende ky resurs agrikultural nuk është kthyer ende në destinacion turistik, pasi nuk promovohet, edhe pse ndodhet 10 minuta larg Ksamilit dhe nis në Butrint, në anën tjetër të rrjedhës së Vivarit.

Related Posts

Leave a comment