Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kampion të bën një shpirt i mirë

bkhszfvrproiom4mnost
Kampionët nuk realizohen brenda natës dhe as nuk lindin me një manual udhëzimi të veçantë ose një grup të veçantë gjenesh që i ndihmojnë ata të fitojnë. Historia e kapitenit të skuadrës indiane të hokejit për femra, Rani Rampal, është një mësim se çfarë duhet me të vërtetë për të qenë kampion. Përkushtimi, këmbëngulja, fokusi dhe disiplina e saj e kanë bërë atë një nga fytyrat më të spikatura të sportit indian sot. Nga një fillim i përulur si vajza e një tërheqësi karroce që jetonte në qytetin e vogël të Shahbadit, në Haryana, për t’u bërë një kampinone ndërkombëtare, historia e Rampal është vërtet frymëzuese.
Duke treguar historinë e saj, Rampal thotë se ishte vetëm gjashtë vjeç kur u prezantua për herë të parë me këtë sport. “Nuk dija gjë tjetër veç hokejit. Të gjithë në qytetin tim e luanin këtë sport. Isha 14 vjeç kur u zgjodha për të përfaqësuar vendin në Botërorin 2010, pavarësisht se isha lojtarja më e re në kombëtare”, thotë ajo.
Rampalit iu desh të përballej me paragjykimet gjinore dhe presionet shoqërore gjatë udhëtimit të saj, por ajo kurrë nuk i lejoi këto ta shpërqendronin atë nga qëllimi i saj përfundimtar për të luajtur për Indinë. Ajo jetoi larg familjes së saj dhe fitoi financat e saj për të mbështetur ëndrrën e saj. Edhe pse ajo nuk mundi të mbaronte arsimin formal si të tjerët në moshën e saj, ajo ka qenë e suksesshme në thyerjen e stereotipit gjinor me rrugëtimin e saj hapësinor. Duke shprehur mirënjohjen e saj për marrjen e çmimit prestigjioz Arjuna (dhënë nga Ministria e Çështjeve të Rinisë dhe Sporteve, nga Qeveria e Indisë për të njohur arritjet e jashtëzakonshme në sport) në vitin 2016, fituesja e re thekson se merita i takon trajnerit të saj Dronacharya-çmuar Sardar Baldev Singh, i cili e stërviti dhe e udhëzoi atë drejt suksesit dhe i qëndroi pranë në çdo fitore të saj.
Rampal dhe një shpurë krejt e re atletësh po sjellin në plan të parë ëndrrat, vullnetin dhe aftësitë e Indisë rurale. Larg teknologjisë së lartë sportive, infrastrukturës dhe burimeve urbane, këta të rinj dhe trajnerët e tyre të përkushtuar, shfrytëzojnë burimet që kanë, krijojnë infrastrukturën për veten e tyre dhe përdorin rrjete dixhitale për t’u lidhur me akademitë dhe sponsorët e mundshëm. Ata janë gjithashtu të vetëdijshëm për pengesat gjatë rrugës, siç janë mungesa e mbulimit mediatik dhe popullariteti masiv. Por duket se asgjë nuk i pengon ata të kenë ëndrra të mëdha.
Duke kujtuar betejat e saj fillestare, Rampal thotë se shumë njerëz i kishin thënë se po humbte kohë dhe para. Ajo vetë ndjeu se kishte mungesë të plotë përkushtimi dhe qëndrueshmërie në sportet indiane. Megjithatë, babai dhe trajneri i saj e mbështetën në çdo hap. “Ata praktikisht më kanë trajnuar që të kem disiplinë dhe të qëndroj e fokusuar. I përballova me shumë durim pengesat që më dolën. Gjithçka që doja ishte të fitoja për Indinë dhe të shihja trengjyrëshin në krye dhe kjo dëshirë më ndihmoi të shtyja veten”, thotë Rampal. Lojtaria e talentuar ka pasur shumë ditë historike në fushë – qoftë Turneu Champion’s Challenge në Kazan , Rusi, (2009) ku, së bashku me ekipin, Rampal përshpejtoi fitoren e Indisë duke shënuar katër gola në finale, ose qoftë fitimi i medaljes së argjendtë për ekipin indian në Kupën e Azisë të mbajtur në vitin 2009. Ajo u zgjodh gjithashtu si lojtari i turneut gjatë Kupës Botërore të Hokejit për Junior në 2013 në Monchengladbach, Gjermani. Kohët e fundit, Rampal dhe ekipi i saj fituan Kupën Aziatike të Grave për herë të dytë në 2017 në Kakamigahara në Japoni dhe e mbyllën 2018 duke fituar një medalje argjendi në Lojërat Aziatike për Indinë.
Ndërsa vendi tani e njeh qytetin e saj të lindjes Shahbad, me emrin e saj, dhe lojtarët ndërkombëtarë pranojnë konkurrencën e ashpër të ekipit indian, Rampal refuzon të jetë e kënaqur. Ajo dëshiron më shumë. Ajo është e sigurt për ekipin e saj dhe me këtë besim tek vetja dhe shokët e skuadrës, ajo është duke u stërvitur pandërprerë për të arritur dy synime në të ardhmen e afërt: kualifikimin për Olimpiadën dhe fitimin e medaljes së artë për Indinë.

Kapitenia jo vetëm që kontribuon në fushë me aftësitë e saj të pakrahasueshme, por gjithashtu punon jashtë fushës drejt përmirësimit të hokejit indian për femra. Ajo ka ndihmuar femrat e talentuara të hokejve duke i mentoruar dhe mbështetur personalisht në përpjekjet e tyre për t’u bashkuar me ekipin kombëtar. Ajo udhëton nëpër fshatra në Indi në kërkim të lojtarëve të talentuar të hokejve.
Rampal ka kontribuar gjithashtu në “5-mins aur khelega India, tabhi tohjeetega India”, një nismë e Ministrisë së Sporteve. E nisur nga Ministri i Sporteve të Unionit Rajyavardhan Singh Rathore gjatë Lojërave Rinore Khelo India, kjo nismë ka për qëllim promovimin e sportit në nivele shkollore.
Ylli i sportit dëshiron që gratë të jenë në formë dhe të shëndetshme. “Gratë duhet të luajnë sport. Jo vetëm nëse duan të jenë sportiste profesioniste, por edhe të qëndrojnë në formë. Unë me të vërtetë besoj se të qëndrosh në formë është çelësi i një jete të lumtur dhe të gjitha gratë e vendit i detyrohen vetes të jenë në formë”, thotë ajo.

Leave a comment