Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Athinë-Shkup bashkojnë forcat për të shpëtuar trashëgiminë

-800-0-kishe-960x534

Lart në malet mbi liqenin e Prespës ndodhet kisha e Shën Gjergjit, që u ndërtua në shekullin e 12-të.

Afresket në këtë kishë, që kanë sfiduar kohën ndër shekuj, janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore evropiane. Shkenca vlerëson se ato janë gjurmët e para të Rilindjes në dekoret e kishës.

“Sipas disa shkencëtarëve, këtu mund të shohim shenjat e periudhës së para Rilindjes, të cilën e vëmë re në shprehjen e shenjtorëve por edhe në veshjet e tyre”-tha Olivera Makrievska, nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve në Maqedoninë e Veriut.

Në mënyrë që të shpëtojë afresket nga ndikimet e jashtme, Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje, në të cilën u përfshi edhe Qendra Evropiane për Monumentet Bizantine. Sfida për restauruesit nga të dyja vendet është mbrojtja e afreskeve të pikturuara në shekullin e 12-të, me ngjyra dhe materiale natyrale.

“Boja vjen kryesisht nga mineralet tokësore, perimet, apo nga kafshët. Ajo vjen gjithashtu nga një pluhur shumë i imët që përziehej me gëlqere në ujë. Më pas piktori e aplikonte bojën në llaç të freskët para se llaçi të thahej”- Babys Apostolidis, Qendra Evropiane për Monumentet Bizantine

“Që kur Maqedonia e Veriut dhe Greqia nënshkruan Marrëveshjen e Prespës në 2017-n, marrëdhëniet dypalëshe janë intensifikuar. Një rezultat konkret i kësaj është pikërisht bashkimi i forcave për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në rajonin e liqenit të Prespës, ujërat e të cilit shënojnë kufirin mes dy vendeve”- shtoi Borjan Jovanovski.

Leave a comment