Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zhurma për zgjedhjet në Serbi, politikani serb: Po fitojnë kohë me ndërkombëtarët

-640-0-1694247401xnenad-canak-569

Politikani serb Nenad Çanak tha se në Serbi po diskutohet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare intensivisht, kjo edhe si formë për t’u justifikuar përballë aleatëve perëndimorë.

Sipas tij kjo është mënyra se si, jo vetëm qeveria e Serbisë, por dhe një pjesë e opozitës, po i lë të kuptohet ndërkombëtarëve se deri pas përfundimit të zgjedhjeve nuk mund të marrim asnjë vendim lidhur me Kosovën.

“Ditët e fundit kam parë në Serbi menjëherë shumë diskutime për zgjedhjet e ardhshme parlamentare qe mendohet se mund te mbahen në dhjetor.

Mendoj se kjo është një manovër jo vetëm e qeverisë së Serbisë, por edhe nga një pjese e opozitës për ta zgjatur këtë proces, që do të thotë se duan ta kenë këtë si argument përballë aleatëve perëndimorë.

‘Mos na sforconi tani të bëjmë diçka konkrete me Kosovën, sepse do të kemi zgjedhje dhe pas tyre do të shikojmë se çfarë ndodh. Sepse zgjedhjet mund të dëmtojnë pozicionin tonë në elektoratin tonë.’ Mendoj se nuk do të ndodhë asgjë e veçantë, përveç kësaj që sapo ju thashë,” – u shpreh Çanak në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania.

Related Posts

Leave a comment