Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kuvendi jep të hënën dritën jeshile për ministrat e rinj

-640-0-1677151890xkuvend-669

Ministrat e rinj, të zgjedhur nga Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, do të kalojnë të hënën hallkën e radhës, për të marrë më pas zyrtarisht drejtimin e dikasterëve që u janë besuar.

Në orën 14:00, Kuvendi do të mblidhet në një seancë të posaçme për të votuar ministrat e rinj, tashmë të dekretuar dhe nga Presidenti Bajram Begaj.

Pas votëbesimit në Kuvend dhe betimit në Presidencë, disa ministra të rinj do nisin punën me detyra emergjente. Ministri i ri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, do duhet të jetë më 14 Shtator në Nju Jork, për të drejtuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, ku Shqipëria ka presidencën.

Edi Rama zgjodhi që këtë sezon të ri politik të ndryshojë skuadrën, duke sjellë emra të rinj në krye të ministrisë së Punëve të Jashtme, Ekonomisë, Shëndetësisë, Bujqësisë dhe duke rikthyer një tjetër kabinet pa portofol, atë të Pushtetit Vendor.

Përvecse në kabinet, Edi Rama ka vendosur të riformatojë dhe partinë duke ndryshuar të gjithë sekretariatin. Gjithsesi, emrat e rinj të kësaj strukture votën përfundimtare do ta marrin në fund të Tetorit, kur pritet të zhvillohet Kongresi i Partisë Socialiste.

Related Posts

Leave a comment