Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Policia shqiptare sekuestron mina me telekomandë

auto_hghj1694607169

Policia e Shqipërisë në Vlorë më 13 shtator ka sekuestruar katër mina me telekomandë. Autoritetet thanë se minat me eksploziv të llojit C4 ishin të programuara për shpërthim në distancë.

Ky operacion ishte vijim i dy aksioneve të tjera “Knock Out 2” dhe “Knock out 1”, gjatë të cilëve janë sekuestruar pesë mina me telekomandë. Konkretisht më 10 gusht u arrestuan dy persona, xhaxha dhe nip, të cilët kishin dy mina me telekomandë në makinën me të cilën udhëtonin. Ata ishin nga Laçi dhe u arrestuan në Vlorë.

Ndërkaq, në kuadër të operacionit “Knock Out 1” në shkurt të këtij viti u prangosën dy persona nga policia e Vlorës, të cilëve iu gjetën tri mina me telekomandë.

Atëbotë policia njoftoi se dy të rinj u arrestuan në një lokal. Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do t’i shisnin minat, për llogari të një grupi kriminal, kundrejt çmimit 10.000 euro.

Sipas Prokurorisë së përgjithshme, Vlora është një nga qytetet me kriminalitetin më të lartë në Shqipëri. Në Vlorë kanë ndodhur disa atentate me eksplozivë, më i bujshmi është ai i shtatorit të vitit 2011, kur u vra gjyqtari Skerdilajd Konomi, ngjarje ende e pa zbardhur nga drejtësia./REL

Related Posts

Leave a comment