Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

REPLIKAT/ Avokati Vishaj i drejtohet Jashar Majës: Po ça viktime je ti oo, Rrajat po të donin të vrisnin

-640-0-1694612304xavokati-719

Avokati Saimir Vishaj që duhet të mbrojë viktimat e dhunës dhe krimit, i drejtohet Jashar Majës me një gjuhë të papranueshme në emisionin Now.

Maja u shpreh se dhe kushëriri i tij mund të kishin vdekur nga dhuna barbare e ushtruar ndaj tyre. Vishaj ndërhyri duke i thënë se nuk është viktimë sic pretendon por kërkon vetëm të marrë dëmshpërblim.

“Po ça të drejte kërkon ti, ti je gjallë, je shumë mirë. Ata po të dojshin të vrisnin, të vrisnin”,  është një nga shprehjet me të cilat Saimir Visha i është drejtuar Jashar Majës, shprehje e cila ka lënë pa fjalë edhe të ftuarit.

“Më duket sikur kanë ardh Rrajat në studio”, tha njëri nga panelistët e tjerë në studio, pas deklaratave shokuese të avokatit.

Pjesë nga biseda në emision:

Saimir Visha: Po ti je qëlluar ti, je viktimë apo çfarë je ti o vëlla?!

Jashar Maja: Po kush është ai?

Erla Mëhilli: Është avokati Saimir Visha

Saimir Visha: Kush je ti o vëlla?! Ti je viktimë?

Jashar Maja: Zotëri avokat…

Saimir Visha: Ti je viktimë, apo je vëllai, çfarë je ti?!

Erla Mëhilli: Është një nga viktimat

Jashar Maja: Unë jam viktima, Jashar Maja

Saimir Visha: Ke qenë aty, ka dashur njeri të të vrasë ty?!

Jashar Maja: Po

Erla Mëhilli: Mund dhe të kisha vdekur, thotë zotëria

Saimir Visha: Të ka qëlluar njeri në kokë ty?

Jashar Maha: Po!

Saimir Visha: Si po?!

Jashar Maja: Ore zotëri unë kam fraktura, i kam dhe sot të dukshme

Saimir Visha: Po ça frakture ore, ti kërkon dëmshpërblim. Ça viktime je ti o burrë

Një nga të ftuarit: Më duket sikur kanë ardh Rrajat në studio

Jashar Maja: Zotëri unë nuk po i kërkoj dëmshpërblim, unë po kërkoj të drejtën time

Saimir Visha: Po ça të drejte kërkon ti, ti je gjallë, je shumë mirë. Ata po të dojshin të vrisnin, të vrisnin.

Leave a comment