Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rritja e çmimit të banesave/ Hebovija: Do prishen të gjithë kontratat e 2023

auto_ilir-hebovija1694892509

Ilir Hebovija, përfaqësues i Shoqatës së Ndërtuesve, tha në emisionin “Review” në Euronews Albania këtë të shtunë se VKM-ja për rritjen e çmimit të referencës për banesat ka fuqi prapavepruese.

Ai tha se të gjitha kontratat e lidhura në vitin 2023 edhe para miratimit të VKM-së do të reflektohen me çmimet e reja të referencës, gjë që do të prish të gjitha kontratat e mëparshme në këtë vit mes ndërtuesve dhe pronarëve.

“Ne prej kohësh kemi tentuar të komunikojmë me qeverinë, por nuk kemi arritur të komunikojmë edhe pjesa kur filluam komunikimin ishte thjesht fasadë pasi VKM-ja u miratua. Për fat të keq ajo ka hyrë në fuqi, do zbatohen çmimet e reja të referenca dhe për fat të keq, ajo është në mes të vitit dhe ka fuqi prapavepruese. Nuk duhet të ketë VKM me fuqi prapavepruese

Edhe kontratat që janë lidhur më para gjatë 2023 edhe kontratat që janë lidhur me referencat e vjetra do reflektohen me referencat e reja, duke prishur të gjitha marrëveshjet që ka bërë ndërtuesi edhe me pronarët e truallit edhe me nënkontraktorët e tjerë, pasi të gjithë do duan ndihmë sa ka bërë ndryshim referenca duan të marrin pjesën e tyre prej kompanisë së ndërtimit.

Kjo e ka vështirësuar shumë mënyrën se si do operohet për ndërtuesit”,-tha Ilir Hebovija, nga Shoqata e ndërtuesve.

Related Posts

Leave a comment