Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Peshon një ton dhe është 5 metra e lartë, skulptura e parë e një gruaje të mbuluar do vendoset në Londër

-800-0-bc1a5abcc9c7836dc45b447e36b99af1

Një grua e mbuluar me hixhab është skulptura e parë e këtij lloji që pritet të zbulohet për publikun në tetor. “Forca e hixhabit” është dizajnuar nga skulptori Luke Perry dhe do të instalohet në Smethwick, Birmingham.

Skulptura është pesë metër e lartë dhe peshon rreth një ton.

Forca e hixhabit përfaqëson gratë që e mbajnë veshjen e besimit mysliman, një pjesë e papërfaqësuar e komunitetit tonë, por shumë e rëndësishme për të. Ka diçka për të cilën disa njerëz ndihen shumë të përkushtuar, identifikohen me të dhe janë të lumtur për të.

Por nuk është diçka që e shohim rregullisht, sidomos në artin publik, aq në pak në narrativën heroike.

Perry ka projektuar më parë skulpturën Black British History is British History, së bashku me Canaan Brown, e cila u instalua në Winson Green.

Perry në atë kohë deklaroi se për të ishte e rëndësishme të përfaqësonte të gjithë ata që jetojnë në Britaninë e Madhe. E ardhmja e vendit tonë ka të bëjë me atë që na bashkon, jo atë që na largon, prandaj është e rëndësishme që të kemi përfaqësim në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, të kujtdo që jeton këtu.

Leave a comment