Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vrasja e policit në veri, ambasadori gjerman: Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë

-640-0-1670410896xrohde-515

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e ka shpërndarë qëndrimin e SHBA-së për vrasjen e një zyrtari policor në veri dhe ka thënë se është plotësisht në linjë me të.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasadori gjerman tha se sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë.

“Unë pajtohem plotësisht me deklaratën e kolegut tim amerikan. Autorët e këtij sulmi vrasës kundër zyrtarëve të rendit të Kosovës duhet të dalin para drejtësisë. Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë. Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë për familjen e policëve të vdekur të PK-së dhe për policët e plagosur të PK-së”, shkroi Rohde.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa Alban Rashiti ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore.

Related Posts

Leave a comment