Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Analisti serb: Disa nga sulmuesit i janë dorëzuar Beogradit nga KFOR dhe EULEX

-800-0-9812a874defd1596664e48e567262d28

Dushan Janjiç nga Forumi për Marrëdhënie Etnike deklaroi se presdienti serb, Aleksandër Vuçiç ka marrë pjesë në sulmin terrorist që ndodhi dje në veri të Kosovës.

Sipas tij disa nga sulmuesit e policisë së Kosovës u janë dorëzuar autoriteteve serbe me ndihmën e EULEX-it dhe KFOR-it.

“E gjithë drama ka nisur në orën dy pas mesnate me barrikada. Kjo është e rëndësishme sepse çdo përfshirje e mundësisë së krimit si motiv ka rënë. Është e qartë se ky është një veprim politik dhe i sigurisë. Për grupin paramilitar po flitet gjithnjë e më shumë, gjë që është shumë e rëndësishme. Ajo deklaratë e Vuçiçit më befasoi dhe e konsideroj një akt guximi. Është e qartë se për të nxjerrë njerëzit e mbetur, është dashur të bëhet një veprim i komplikuar diplomatik dhe politik me ndërmjetësimin e EULEX-it dhe KFOR-it,” – deklaroi Janjiç.

Analisti shtoi se serbët që në fillim të protestës kanë vendosur barrikada në rrugë në mes të natës.

Related Posts

Leave a comment