Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zv.kryeministri Tajani: Integrimi i Ballkanit të ndodhë përpara 2030

-640-0-1695820315xtajani-380

Ministri i jashtëm italian, Antonio Tajani tha në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama se Italia po shpreson që integrimi i vendeve të Ballkanit në Bashkimin europian të ndodh para vitit 2030.

Në konferencën e zhvilluar në Romë pas takimit të Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali, Tajani tha se Italia gjithnjë e ka mbështetur Shqipërinë dhe e shikon atë si një partner strategjik në Ballkan, ndaj do të insistojnë për një proces integrimi më të përshpejtuar

“Për ne Shqipëria është partner strategjik në Ballkan. Italia e konsideron Ballkanin perëndimor si përparësi të politikës së jashtme dhe jemi absolutisht të favorshëm për hyrjen brenda Bashkimit europian të këtyre vendeve, sidomos për një vend si Shqipëria që ne gjithmonë e kemi mbështetur dhe shpresojmë që kjo të ndodh para vitit 2030.

Ne insistojmë që të kemi një proces integrimi të përshpejtuar. Takimi në dhjetor do të jetë një plus për procesin e integrimit europian”,-tha Antonio Tajani.

Related Posts

Leave a comment