Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Çfarë e lidh Aldo Baren me Laert Haxhinë? Flet avokati i njohur

auto_0111696015400

Oligert Kume, avokati i Aldo Bares tha në emisionin Review në Euronews Albania se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me Laert Haxhinë, i akuzuar si porositës i disa krimeve të rënda përmes vrasësve me pagesë.

Ai u shpreh se Banda e Lushnjës nuk ekziston dhe kjo është e provuar juridikisht, ndaj përdormi i kësaj terminologjie nga media sipas avokatit, është abuzive.

“Ka tre ditë që lakohet emri i Aldo Bares si kryetar i Bandës së Lushnjë, ndërkohë që nuk ekziston Banda e Lushnjës me kryetar Aldo Baren. Dhe ky është një fakt i vërtetuar juridikisht pasi banda e armatosur me vendim të formës së prerë nuk është provuar që ekziston. Nuk i duhet bërë gjyq publik personave nga ‘97 e në vazhdim por të lëmë drejtësinë të bëjë drejtësi”, tha avokati, teksa përgënjeshtroi lajmet se Haxhia ka qenë rival i Aldo Bares.

Leart Haxhiu njihet për një sërë krimesh të bëra në qytetin e Lushnjes, ku mbi të rëndojnë akuzat për vrasjen e tre personave.

31 vjeçari dyshohet se është atentatori kryeso kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, ku mbetën të vrarë dy persona, Jurgen Hoxhës dhe Samir Latifit. Gjithashtu ai është i akuzuar për vrasjen e Gerti Salës, i njohur ndryshe si “Iriqi”, anëtar në bandën e Lushnjës në vitin 2009.

Ndërkohë Haxhiu dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor i plagosjes me pistoletë me 25 shtator të 2016-ës të Saimo Xheliut, ku po në të njëjtin vit ai ka tentuar që të ekzekutojë edhe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti në qendër të Lushnjës.

Related Posts

Leave a comment