Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kufiri i Kosovës ka për mbrojtëse detyrimisht Kosovën

330386645_1353436835496358_7686269988814340237_n

Nga Aleksander Çipa-

Diskutimi i hapur jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por së fundi edhe në atë ndërkombëtar se KFOR-i duhet të mbrojë kufirin e Kosovës me Serbinë, në fakt nuk duhet të jetë. Detyrimin për administrimin dhe mbrojtjen e kufirit administrativ të një republike, e ka shteti i saj.
Këtë detyrim e ka dhe duhet ta kryejë edhe shteti i Kosovës.
Kjo çështje nuk meriton të diskutohet, aq më tepër të debatohet.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duhet të riartikulohet qartazi për këtë përcaktim i cili, pas reagimeve të tij në dy ditët e fundit, ka shkaktuar akuza, debat dhe aludime të ndryshme.
Që kryeministri i Shqipërisë të mos vihet nën teh të akuzave dhe reagimeve të tehta shqiptare, nevoitet të shprehet prerë:
Policia e Kosovës të marrë gjithë atributet funksionale për ruajtjen dhe shtimin e sigurisë në kufirin Kosovë-Serbi dhe forcat që duhen shtuar të KFOR-it, të bëhen pjesë komplementare, mbështetëse e këtij funksioni, ashtu sikundër parashihet në dokumentacionin e negociuar për funksionet e kësaj force në Kosovë.
Shqipëria ka detyrimin të bëhet zë i shtuar në partneritet me aleatët strategjikë SHBA dhe ata bashkëmendues si Gjermania, për të ndihmuar vëllazërisht, institucionalisht dhe ndërkombëtarisht Republikën e Kosovës. Serbia, me aktin e fundit terrorist të ndodhur në Bajë ( Banjskë), ka pësuar një goditje demaskuese dhe tepër kompromentuese. Presidenti serb Vuçiç është aktor përgjegjës me dije, në mos me protagonizëm, në këtë ngjarje terroriste të dështuar.
Dinjiteti politik, diplomatik dhe sidomos institucional i qeverisë së Shqipërisë është të shumëfishojë reagimet dhe shtojë zërin që Kosovës t’i njihet roli funksional i shtetit funksional (dhe madje si rishtar), edhe dinjitoz, pas ngjarjeve të inskenuara matanë kufirit, pra në Serbi, më saktë, në Beograd.

Leave a comment