Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sulmet në veri të Kosovës, shqiptarët e Amerikës letër Biden: Boll toleruat Vuçiçin

-640-0-1686988331xbiden-548

Përmes një letre dërguar presidentit Joe Biden, komuniteti shqiptaro-amerikan shprehu shqetësimin për veprimet e Serbisë ndaj Kosovës dhe kërkoi që Shtetet e Bashkuara dhe BE-së të kalojnë në veprime konkrete ndaj Aleksandër Vuçiç.

“Jemi thellësisht të shqetësuar nga kërcënimi i vazhdueshëm që paraqet Serbia dhe presidenti Vuçiç ndaj Kosovës dhe popullit të saj”, nënvizohet në letrën e nënshkruar nga rreth 90 shoqata dhe grupe shqiptaro-amerikane, të një spektri të gjerë. Firmëtarët kërkojnë aty edhe një takim me Bidenin për të diskutuar mbi situatën.

Letra merr shkas kryesisht nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë në pjesën veriore të Kosovës, ku humbi jetën një oficer policie, si edhe nga grumbullimin e madh ushtarak nga Serbia në kufirin me Kosovën, që vetë Shtëpia e Bardhë e quajti “të pashembullt”, duke bërë thirrje Beogradit për tërheqjen e trupave nga kufiri.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby pohoi një ditë më parë se më në fund, Serbia ka filluar tërheqjen e këtyre forcave, lëvizje kjo që me sa duket erdhi pas deklaratave të SHBA-së se po e ndiqte me kujdes situatën, por nuk kishin parë ende largim të trupave sic pretendonte shefi i shtabit të ushtrisë serbe.

“SHBA dhe BE duhet të marrin masa ndaj presidentit Vuçiç dhe të mos ta lejojnë atë të nxisë dhunën, të armatosë terroristët dhe të kërcënojë fqinjët e tij. Serbia nuk mund të mbetet anëtare e komunitetit perëndimor duke mbajtur njëkohësisht lidhje të ngushta me Rusinë”, theksohet në letër, ku nënvizohej po ashtu se ish-nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiç, e pranoi publikisht se drejtoi operacionin e 24 shtatorit, së bashku me Bojan Mijailoviçin, një truprojë i ministrit të Brendshëm Aleksandër Vulin. Ky i fundit është sanksionuar nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së, për krim të organizuar, operacione të paligjshme lidhur me narkotikë dhe lehtësimin e aktiviteteve keqdashëse të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Sulmet në veri të Kosovës, shqiptarët e Amerikës

Related Posts

Leave a comment