Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Censi drejt mbylljes në Pustec, ja sa % e të anketuarve deklarohen me shtetësi bullgare

-800-0-bh-1068x688-1-973

Procesi i Censusit 2023 po shkon drejt përfundimit në bashkinë e Pustecit, aty ku jeton një komunitet i pakicës kombëtare maqedonase. Burime nga INSTAT bëjnë me dije se deri tani anketuesit kanë marrë kontakt me afro 1500 banorë ndërkohë që të njëjtat burime thanë se numri i banorëve që pritet të kontaktojnë do të shkojë deri në 2000.

Në procesin e regjistrimit të popullsisë në vitin 2011 janë regjistruar 3100 banorë të cilët janë deklaruar si rezident në 9 fshatrat e kësaj bashkie. Ajo çfarë ka ngjallur interes në procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave të këtij viti ka të bëjë edhe me deklarimet e banorëve me shtetësi bullgare.

Ndërkohë, nga 1500 banorë të regjistruar deri tani afro 150 persona janë deklaruar me shtetësi bullgare në kushtet kur te paktën 500 banorë posedojnë pasaportë bullgare dhe 1000 të tjerë mendohet se janë në proces të marrjes së kësaj pasaporte. Për këtë arsye gjatë zhvillimit të procesit të Censit në Pustec ka pasur vizita nga zyrtarë të nivelit të lartë të qeverisë bullgare.

Nga ana e zyrës së gjendjes civile në Bashkinë e Pustecit bëhet me dije se në regjistrat e kësaj zyre janë të regjistruar më shumë se 5100 banorë por pjesa më e madhe e tyre ndodhen në emigracion, madje edhe në vendet e BE.

Leave a comment