Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Radio Televizioni Publik Italian do të flasë shqip

IMG_6168

Parlamenti Italian në Komisionin e Mbikqyrjes së Shërbimit Publik të Radio Televizionit Italian ka miratuar rezolutën e prezantuar nga senatori i “Forza Italia”-s, Maurizio Gasparri, i cili ka kërkuar futjen në programacion të mbrojtjes së gjuhës shqipe të arbëreshëve të Italisë.

Sipas këtij vendimi, gjatë pesëvjeçarit, 2023 – 2028, RAI do të ketë një kontratë shërbimi në gjuhën shqipe për pakicën etnike arbëreshe me banim në Kalabri, Basilicata, Puglia, Molise, Campania, Abruzzo e Siçili.

Shërbimi Publik i RAI-t në këto rajone ka rregulluar marrëveshjet e kohën e programacionit që do të vihet në dispozicion për transmetimin e tyre në gjuhën arbëreshe.

Kërkesa është dorëzuar zyrtarisht në Parlamentin Italian më 7 shtator 2023 nga Lëvizja Federative e Pakicave Gjuhësore Kalabria e Re së bashku me një grup profesorësh nga Universiteti i Kalabrisë, Palermos e nga kryetarë bashkishë të disa komunave arbëreshe.

Kjo është hera e parë që RAI harton një kontratë të tillë pas 20 viteve, kur në Itali ka hyrë në fuqi ligji 482 i vitit 1999 në mbrojtje të pakicave gjuhësore e historike në Itali.

Për selinë e RAI-t në Kalabri, ky vendim është një revolucion, pasi do të bazohet në strukturimin e programacioneve e projekteve të reja në gjuhën arbëreshe.

Leave a comment