Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sekuestrohen pasuritë e 4 emrave të njohur të krimit

auto_seku1697197808

Prokuroria e Posaçme në zbatim të vendimit të gjykatës ka sekuestruar pasuritë e 4 emrave të njohur të botës së krimit dhe familjarëve të tyre që kanë qenë subjekte të OFL-së.

Sipas njoftimit të SPAK bëhet fjalë për pasuritë e Arben Isufajt, i njohur ndryshe edhe si Ben Qimja dhe familjarëve të tij në Fier, të cilëve iu janë konfiskuar ndërtesa, dyqane, tokë truall dhe automjete.

Gjithashtu SPAK ka konfiskuar edhe pasuritë e Lulzim Tafës, i dënuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje, të Lulzim Zefit i dënuar për trafik kokaine dhe i dënuar në Angli me 12 vite burg.

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar edhe disa prona të belgut, Dries Lonneux, i akuzuar në Belgjikë për trafik droge.

Leave a comment