Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Presidenti i Francës dekoron shkrimtarin Ismail Kadare me gradën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”

IMG_6617

Presidenti i Francës, Emmanuel Makron, ka dekoruar mbrëmjen e sotme (16 tetor) shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare me gradën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.

Makron nisi vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri në Pallatin e Kongreseve, ku dhe i dorëzoi Kadaresë dekoratën.

Kjo është hera e parë që një president francez viziton vendin tonë.

Për shkak se e shtyu me disa orë vizitën e tij, Makron i ka humbur punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit edhe pse më herët e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

Ndërkohë është zbardhur agjenda e takimit të ditës së nesërme (17 tetor), ku Makron do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Leave a comment