Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

INSTAT: Turistët e huaj zgjatën qëndrimin në Shqipëri

-800-0-1695132425xturistet-194

Rritja e numrit të vizitorëve që zgjodhën Shqipërinë për të pushuar gjatë muajit Gusht është përkthyer edhe në një rritje të numrit të netëve të qëndrimit në Shqipëri krahasuar me Gushtin e vitit 2022, i cili ishte me rënie krahasuar me Gushtin e 2021.

Sipas një raporti të fundit të INSTAT, me 58.5% është rritja e numrit të netëve të qëndrimit, specifikisht 64,5% për rezidentët dhe 55,7 % për të huajit. Por të dhënat pozitive të këtij sezoni, treguan që në Rajonin e Veriut, vizitorët gjatë muajit Gusht, u dyfishuan krahasuar me Gushtin e vitit të shkuar.

Po aq pozitive, janë edhe të dhënat për netë qëndrimi, pasi kanë shënuar rritjen më të lartë me 91.2% dhe 52.6% në zonat bregdetare krahasuar me një vit më parë. Gjatë muajit Gusht edhe norma e shfrytëzimit të dhomave të Hoteleve dhe njësive të tjera akomoduese ka ardhur në rritje, 55.3% kundrejt 44.3% që ishte në muajin Gusht 2022.

Ishin vizitorët nga Kosova ata që mbajnë kryesimin sa i takon hyrjeve në Shqipëri, e ndjekur nga italianët që kryesojnë listën e të huajve, të ndjekur nga Polonia dhe Gjermania. Sezoni veror i këtij viti mbetet më i miri që ka patur Shqipëria sa i takon numrit të pushuesve, ndrësa synim mbetet që 2023 të kapi shifrën prej 10 mln turistë deri në fund të vitit.

Related Posts

Leave a comment