Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Jo vetëm prona, Jamarbër Malltezit i bllokohen qindra mijëra euro në 6 llogari bankare

-800-0-1698085274xmalltezijpg-927

Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka sekuestruar shuma parash të Jamarbër Malltezit, dhëndërit të Sali Berishës në 6 llogari bankare.

Gazeta ka siguruar dokumentin, ku duket se shumat e sekuestruara nga 6 llogari bankare arrijnë vlerën totale afro 250 mijë euro.

1-Shuma prej 63.657.10 euro

2-Shuma prej 2.699.428.46 lekë

3-Shuma prej 29.259.43 dollarë

4-Shuma prej 62.018.49 euro

5-Shuma prej 45. 705.66 euro

6-Shuma prej 26.492.72 euro

Këto janë vlerat e sekuestruara nga 6 llogaritë bankare të Jamarbër Malltezit. Në total nën sekuestro janë vendosur 25 pasuri, prona të paluajtshme si edhe 6 llogari bankare. Malltezi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Related Posts

Leave a comment