Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Kam debatuar ashpër me Malltezin”, ish-presidenti i klubit Partizani: Ka qenë pronë shteti, Italia fashiste e ka paguar me flori

-800-0-7c0e7b6fff5b4f8fe5f62657cea83d02

Ish-presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi teksa zbardhi detaje nga privatizimi i ish-kompleksit “Partizani”, tregoi gjithashtu burimin kryesor se si u përgatit vjedhja e truallit, mbi të cilin u ngritën më pas 17 kulla dhe sportistët i hodhën në rrugë.

Ai tha në “Real Story” se ekziston një dekret, që sipas tij dëshmohet se Itali fashiste e ka paguara atë truall me flori dhe familjet kanë marrë paratë. Kjo sipas tij do të thotë se familjet e kanë humbur të drejtën për ta pasur këtë pronë, pasi e kanë shitur.

“Sot filloi dita me një intensitet i madh për mua, Kam qenë mbi katër orë në SPAK, dhashë një dëshmi të detajuar për historinë klubit Partizani. Ata morën shkas pas një emisioni televiziv, ku unë preka disa detaje me emër dhe mbiemër dhe mbrëmë u kontaktova që mund të paraqitesha për të dhënë dëshmi. Kam qenë personi më protagonist në atë grabitje, atë sjelle të ashpër.

Në vitin 1996, i ati i Jamarbër Maltezit ka qenë drejtor i Arkivës së Shtetit dhe aty siç duket ka filluar oreksi. Këto dokumentacione i kam paraqitur, siç deklarova dhe në SPAK, kam debatuar me Jamarbër Malltezin, ai duke pretenduar se është prona e jonë, e familjes, dhe unë duke kundërshtuar në mënyrë absolute, sepse i ati i tij ka lëshuar një letër të vulosur dhe firmosur dhe unë kam vendosur pastaj në dispozicion në facebook tim që në 2011, i kam afishuar këto fakte, që Italia fashiste ka paguar me flori i kam publikuar që në maj është edhe shuma, dekreti i kryeministri i asaj kohe, Shefqet Vërlaci, mos u gabofsha. Këto familje kanë marrë para dhe i bie që s’janë pronarë të asaj tokë.

Tani pse t’i biem anash. E di gjithë Tirana që ajo ka qenë pronë e shtetit. Sapo është vënë Fatmir Mediu është vënë i gjithë zinxhiri i ushtrisë dhe gjithë dekretet që ka nxjerrë Berisha, për t’ia dhuruar këtë pronë Berisha, Malltezit. Nëse ata e blenë poshtërisht me dokumente false, ajo pronë ishte në pronësi të klubit të Partizanit. Na e kanë marrë klubin si vandal. Na kanë hedh në rrugë me shkelma. Në 2009, derisa Partizanin e përfunduan në kategorinë e tretë, unë u arrestova për këtë problem.

Ata kanë filluar të ndërtojnë… këto pseudo pronarë, por janë vandalë. Ku është Xhim Begea? Ku është Ben Imamin? Pse fshihet? Ben Imami më ka bërë presion mua. Më ka bërë personalisht presion. Behët fjalë rreth viteve 2010. Kur unë jam arrestuar në mars të 2011, kanë filluar të vënë tullën e parë, sepse falë tifozërisë dhe gazetarisë, herë u fshihnin herë jo. Gjithë shteti u vu në funksion. Këta hajdutë na hodhën në rrugë. Berisha është shumë i ashpër kur do të grabis”, tha ai.

Related Posts

Leave a comment