Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Te Lioni po qajnë për Silvinjon”, Sokol Kushta: Na mori nga balta, e kuptova që stërvitjen e parë që e donte Shqipërinë

-640-0-afc2748fe18b9e65b663bb31b579a483

Sokol Kushta ka vlerësuar punën e bërë nga Silvinjo në ekipin tonë kombëtar. Ish-sulmuesi i njohur vlonjat ka thënë në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News” se që në momentin e parë që ka parë stërvitjen e Silvinjos, e ka kuptuar se ai e donte Shqipërinë.

Kushta shton gjithashtu se te Lioni janë penduar që nuk i dhanë kohën e duhur trajnerit brazilian për të shprehur veten e tij.

“Shprehja e fundit e tranerit (Reja), ka thënë: ‘Ekipi shqiptar kaq i ka mundësitë’ dhe i vuri tapën. Ky zotëria ka ardhur në janar dhe për 6-7 muaj ndryshoi fytyrën e ekipit kombëtar totalisht. Unë kisha krijuar një ide, që Armand Duka na bënte formacionin. Por na dalka që Armandua nuk e bënka formacionin. Reja ka pasur idetë e tij. Edhe kjo gjë bie, që Armandua nuk fut hundët.

Unë pashë stërvitjen e parë dhe thashë: ‘Ky njeri (Silvinjo) e do Shqipërinë’. Kam parë edhe 10 ndeshje që tani po i qajnë ata të Lionit. Nuk i dhanë mundësinë të shprehej. Tani e kuptojnë çfarë gabimi kanë bërë me Silvinjon. A ka marrë Silvinjo më shumë nga Shqipëria, apo na ka dhënë? Na ka dhënë. Na gjeti në baltë”, është shprehur Sokol Kushta.

Related Posts

Leave a comment