Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SPAK sekuestron 390 mijë metra tokë të biznesmenit Pëllumb Gjoka në Velipojë

pellumb-gjoka-2

GJKKO ka sekuestruar me kërkesë të SPAK 3 pasuri të paluejtshme biznesmenit Pëllumb Gjoka, të cilat dyshohet se janë fituar përmes falsifikimit të dokumenteve.

Pasuria e llojit Pyll kap në total një shtrirje prej 390 mijë metra katrotë në bregdetin e Velipojës.

Respektivisht janë sekuestruar:

Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 113.500 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tregëtare …….;
Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 61.470 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tjetër tregëtare ……..;
Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 215.030 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të shtetasit K. Gj.
– Advertisement –
Bëhet me dije se vendimi i Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është ekzekutuar nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Ndërkohë vazhdojnë hetimet në lidhje me evidentimin e plotë të fakteve penale dhe personave të përshirë në këtë aktivitet kriminal.

Biznesmeni Gjoka akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Aktiviteti i tij kriminal u zbulua pas dekriptimit të aplikacioneve Sky ECC dhe Enchrochat, ku u zbuluan lidhjet e tij me grupin Bajri në porositjen e disa vrasjeve dhe korruptimin e zyrtarëve të policisë dhe sistemit të drejtësisë.

Related Posts

Leave a comment