Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

GJKKO rrëzon kërkesën e Ahmetajt, pasuria do i sekuestrohet!

-640-0-1689283147xahmetaj-285

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme, për sekuestron e një llogarie bankare, në emër të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Llogaria bankare do të jetë nën sekuestro deri në përfundim të hetimeve për Ahmetajn.

“Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për. Arben Ahmetaj është person i dyshuar në lidhje me ndërtimin e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit dhe për korrupsion dhe pastrim parash. Më parë, prokuroria ka kërkuar vendosjen në sekuestro të 6 pasurive të tij. Një llogari bankare do të qëndrojë nën sekuestro deri në përfundim të hetimeve. Nën sekeustro, Ahmetajt i janë vendosur edhe dy apartamente e dy vila. Ndaj tij është lëshuar masa e sigurisë “Arrest me burg në mungesë”, raportoi gazetari Vija.

Në lidhje me këtë vendim, ka reaguar me një njoftim edhe Gjykata e Posaçme.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimiter Lara, sot më 28.10.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 158 akti, datë 18.10.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi A.A., ndaj vendimit nr. 364, datë 26.09.2023 (lidhur me sekuestron e pasurisë) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 364 akti datë 26.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Posaçme.

Related Posts

Leave a comment