Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Taksa e re për karbonin/ Paketa fiskale, lehtësohen taksat për produktet bujqësore

-640-0-47a324ebc32ec26abb54c064c42c9631

Qeveria synon të përjashtojë nga taksat, importin e mëshqerrave dhe insekteve, ku përfshihen edhe bletët. Kjo politikë, sipas relacionit synon rritjet e krerëve në vend, zhvillimin e sektorit të bletarisë dhe stimulimin e prodhimit bio. Efekti financiar i kësaj mase në buxhet parashikohet 200 milionë lekë/vit.

Një tjetër ndryshim do të ndodhë te ligjin për taksat kombëtare. Kështu sipas rekomandimeve të Bashkimit Evropian dhe OKB-së do të vendoset një taksë për industritë e hekurit, çimentos dhe prodhimit të ferro-kromit për emetimet e karbonit në mjedis. Këto janë industri përdorin qymyrin dhe nënprodukte të tij si lëndë djegëse. Momentalisht kompanitë paguajnë vetëm 3 lekë/ kg si taksë karboni, kjo është gati 5 herë më e ulët se kufiri minimal në Evropë.

Kështu është përpiluar një kalendar për zbatimin e plotë të taksës. Rritja fillon nga 2024 dhe deri në 2030-ën, taksa do t’i përafrohet nivelit të 15.3 lekë/kg. Buxheti pritet të mbledhë 170 milionë lekë më shumë vitin e ardhshëm.

Ndërkohë do të ndryshohet dhe ligji për procedurat tatimore. Nëse kompanitë nuk paguajnë në kohë tatimin korporativ apo mbi të ardhurat personale do të ketë gjoba proporcionale dhe jo fikse. Çdo ditë e papaguar, gjobës do t’i shtohet një kamatë me 0.06% e detyrimit. I njëjti parim do përdoret dhe për gjobat për mos-lëshim fature apo mospërputhje inventari. Gjithashtu do të ketë ndryshime për zbatimin e tatimit të dyfishtë.

Nëse kompanitë nuk dërgojnë në kohë dokumentacionin për shmangien e tatimit të dyfishtë do aplikohet një gjobё prej 10 mijё lekёsh pёr çdo muaj tё paraqitjes me vonesё.

Ndërkohë qeveria siç kishte paralajmëruar do të vendosë tavan për indeksimin e taksës së akcizës me inflacionin në nivelin 1.5%. Pas rritjes rekord të inflacionit vitin e kaluar , nëse do zbatohej ligji në 2024-ën, akciza do duhej të rritej me 11.5%, gjë e cila do shtrenjtonte në mënyrë të ndjeshme produktet si cigarja, birra, pijet alkoolike apo kafja.

Related Posts

Leave a comment