Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gazetari: Isha dëshmitar kur Berisha u shoqërua në polici në 2000, me urdhër të Metës. Çfarë ka ndryshuar që atëherë!

-800-0-09727c504834c4d660766912430123c4

Analisti Poli Hoxha i ftuar në Dritare TV, foli për shoqërimin e Sali Berishës në polici, në vitin 2000.

Hoxha tha se atëherë Berisha kishte një mbështetje të madhe, ndërsa të njëjtën skenar priti të ndodhte edhe kur u njoftua për akuzat e SPAK, por nuk pati të njëjtën mbështetje nga demokratët.

“Unë isha dëshmitar kur është shoqëruar për herë të parë Sali Berisha, në nëntor të 200, me urdhër të Ilir Metës.

Forcat Speciale dhe RENEA nxjerrin shoqëruesin, sepse si ish-president kishte ende shoqërues të Gardës dhe shoferin dhe e marrin në makinën e tyre.

Por asokohe u mbush sheshi para PD, ora 23.00 vendi plot. Jo vetëm sheshi para PD, por edhe rruga para drejtorisë së policisë në Tiranë.

Berisha të shtunën bëri një test që pakkush e kuptoi. U fut në orën 09.00 në konferencë dhe doli në orën 11.00.

Ishte si puna e atij që ka një vaki në shtëpi dhe i mban sytë nga dera, të mbajë shënim se kush po i gjendet në hall.

Çfarë ndryshimi ka nga viti 2000?

Sali Berishën sot nuk po e ndjekin as demokratët e tij dhe jo më shqiptarët e thjeshtë.

Kërcënoi me protesta, nuk iu bashkua askush, kërcënoi me revulocion, iu fiket”, u shpreh Hoxha.

Leave a comment