Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Vajzat mos t’u bien ne qafë djemve”, këshillat e 101-vjeçares për burrat dhe gratë

-800-0-dd5da4ae8381b0fdc5897a648825ca67 (2)

Nënë Prene Biba, me 101 vite të jetuara tashmë, ka disa këshilla edhe për mënyrën sesi djemtë dhe vajzat duhet të sillen kur vendosin të martohen.

Sipas saj, ndikuar edhe nga zakonet e familjes dhe mënyrës se si është edukuar, vajzat nuk duhet t’u bien shumë në qafë djemve. Ndërkohë, djemtë duhet t’i duan shumë vajzat, por jo t’i llastojnë shumë.

“Ka dhe burra pijanec, ka dhe burrë që të bie në qafë kot. Ka dhe burra të kqëinj. Të detyron që të ndahesh. Gocave ju kam thënë që burrin ta mbajë mirë. Burri është burrë.

Në derë thërrasin burrin e jo gruan. Burri të sillet mirë me gruan, por me dashur shumë del menç ajo. Nuk duhet të ja bësh shumë qejfin. Deri diku duhet me dashur. S’duhet ta llastoj burri shumë gratë. Gruaja të respektojë nënën e babin e çunit”-tha ajo.

Leave a comment