Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sot axhendë e ngjeshur në komisione! Pas kaosit të deputetëve të Berishës, PS zhvendos mbledhjet online

-640-0-1698840226xnokaa-607

Dhjetë mbledhje komisionesh janë të parashikuara të zhvillohen sot, por gjasat që ato të kryhen normalisht janë të pakta.

Por, pas kaosit që deputetët e Rithemelimit kanë krijuar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ditën e djeshme, Partia Socialiste për të shmangur përplasjen me deputetët e Sali Berishës ka zhvendosur mbledhjet e komisioneve online.

Nga 10 mbledhje që janë parashikuar, 5 prej tyre janë vendosur të mbahen online. 5 të tjera do të zhvillohen në Kryesinë e Kuvendit, por Rithemelimi mund të përdorë sërish kaosin si prej javësh për të sabotuar punën.

Në rast të bllokimit të punës, PS mund të marrë sërish vendimin për t’i zhvilluar edhe 5 mbledhjet e tjera online.

Related Posts

Leave a comment