Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nis operacioni, babai i yllit te Liverpulit drejt lirimit

-640-0-ac218a76c62febabad8677f8ff919540

Shefat e ushtrisë kolumbiane thonë se kanë përgatitur terrenin për lirimin e babait të futbollistit të Liverpulit, Luis Diaz, në orët e ardhshme.

Ata konfirmuan të hënën mbrëma se ushtarët dhe policët në kërkim të rrëmbyesve të tij ishin urdhëruar të dilnin nga zona ku ishte fokusuar gjuetia nëntëditore për të lehtësuar “Operacionin Liria”.

Rreth 200 burra që janë pjesë e kërkimit për Luis Manuel Diaz në malet Periha në kufirin e Kolumbisë me Venezuelën u është thënë të kthehen në qytetin Barrankas ku ai u rrëmbye pak më shumë se një javë më parë. Ushtria e Kolumbisë tha për manovrën ushtarake:

“Të gjitha garancitë dhe kushtet po ofrohen në mënyrë që zoti Diaz të rifitojë lirinë e tij në orët e ardhshme”.

Leave a comment