Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

18-vjeçarja në Koplik i jep fund jetës duke pirë fotoksinë

-800-0-4284bb03709467e80607e88d5ab41e6b

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Koplik ku një 18-vjeçare i ka dhënë fund jetës.

Sipas policisë, 18-vjeçarja me inicialet E.R., dyshohet se ka konsumuar fotoksinë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Për fat të keq, ajo ka ndërruar jetë pak çaste më pas.

“Mesditën e sotme, shtetasja E. R., 18 vjeçe, banuese në Koplik, dyshohet se ka pirë fostoksinë, e cila u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por rreth orës 17:00, ka humbur jetën”, bën me dije policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Related Posts

Leave a comment