Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vdekja e Dwamena, Shakohoxha akuzon FSHF: Zoti ju dënoftë more vrasës

-800-0-1699724223ximg-7623-483

Ndarja nga jeta e sulmuesit te Egnatias ka tronditur opinionin publik shqiptar.

Futbollisti Raphael Dwamena humbi ndjenjat gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani dhe pas ndërhyrjes së parë të mjekëve në fushën e lojës është transportuar me ambulancë për në spital.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve specialistë dhe të gjitha përpjekjeve të mëpasshme për ta rikthyer në jetë, futbollisti për fat të keq ka ndërruar jetë.

Vdekja e tij ka ngritur dyshimet se si FSHF ka lejuar qe ky futbollisti te luaje ne futbollin shqiptar pasi me here ishte diagnostikuar me probleme me zemren.

Atij i ishte ndalur ne kampionate te ndryshme te luante futboll por ne Shqiperi ia lejuan diçka te tille.

Kandidati per presidenti i FSHF Dritan Shakohoxha ka akuzuar institucion shqiptar per kete tragjedi.

“U prehsh ne paqe more djale. Zoti ju denofte more vrases.

Kudo ne bote nuk e lejuan te luante, ketu po”, shkruan ai.

Leave a comment