Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Forcat izraelite: Kemi kryer 4300 sulme, kontrollet zbuluan armë të Hamasit nën ujë

-640-0-1698746848xizraelpng-673

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se kanë gjetur dhjetëra armë dhe pajisje ushtarake gjatë kërkimeve nënujore të kryera nga marina e saj.

“Gjatë kërkimeve të kryera nga Njësia për Misionet Nënujore, u gjetën një numër i madh armësh të përdorura nga organizata terroriste Hamas në përpjekjet e tyre për të depërtuar në territorin izraelit”, thuhet në një deklaratë nga IDF.

“Midis armëve dhe pajisjeve ushtarake ishin mjete shpërthyese, rripa shpërthyes, municione, varka fryrëse dhe më shumë”, vijonte më tej deklarata.

Forcat izraelite shpërndanë edhe një video e cila duket se tregon njësinë ushtarake duke kërkuar dhe gjetur armët nën ujë, e cila, ashtu si edhe raporti, është e paverifikuar.

Po ashtu forcat izraelite pretendojnë se forcat e saj ajrore dhe tokësore kanë kryer 4300 sulme që nga fillimi i luftës në Gaza.

IDF tha në një postim në Telegram se kishte goditur “qindra pozicione lëshimi raketash antitank, afërsisht 300 tunele, afërsisht 3,000 vende të infrastrukturës terroriste, duke përfshirë mbi 100 struktura të montuara me eksplozivë dhe qindra qendra komandimi dhe kontrolli të Hamasit”.

Më shumë se 11,000 palestinezë, dy të tretat e tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i luftës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza, e cila nuk bën dallime midis vdekjeve të civilëve dhe militantëve.

Të paktën 1200 izraelitë kanë vdekur, shumica prej tyre civilë që u vranë në sulmin fillestar të Hamasit.

Related Posts

Leave a comment