Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“UÇK, UÇK”, buçasin thirrjet në stadiumin e Bazelit/ Mesazhi për Shaqirin e Xhakën

dardanet

Tifozët e Kosovës, “Dardanët” kanë përgatitur një baner me një mesazh drejtuar Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit para fillimit të ndeshjes. Kosova po luan në kuadër të raundit të nëntë ndaj Zvicrës, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

“Gjakun e vendit tuaj se harruat kurrë, Kosova nuk iu harron dhe ka për çka me u mburrë”, ishte mesazhi që përcjellën “Dardanët” pak çaste para nisjes së takimit.

Në momentin e shpalosjes së banerit ka duartrokitur i tërë stadiumi, teksa vlen të theksohet se në stadiumin “St.Jakob- Park” në Bazel ka një numër të madh të tifozëve të Kosovës.

Mbështetja e ”Dardanëve” për Kosovën është e dukshme ku nuk mungojnë edhe thirrjet me aplitudë të lartë: “UÇK, UÇK…”.

Padyshim këto thirrje do të sjellin shqetësime për mediat serbe, që direkt shpërthejnë: “Skandal”, gjë të cilën nuk e shfaqin kur e bëjnë vetë.

Related Posts

Leave a comment