Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

UGSH Qarku Dibër në mbështetje të hapjes së bibliotekës së parë shqipe në Manastir të Maqedonisë së Veriut

402888473_854083763389005_1548880553142148313_n

Unioni i Gazetarëve Shqiptar Qarku Dibër i është bashkuar fushatës së iniciuar dhe finalizuar nga studentja #EmiraSelimi nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut , për hapjen e Bibliotekës së parë shqipe në Manastir.
Nën drejtimin e Kryetarit të UGSH Qarku Dibër, Dritan Kurti dhe me mbështetjen e Klubit Letrar “Pjetër Budi”, Mat, u bë e mundur që dhjetra shkrimtar matjan e jo vetëm, të dhuronin libra nga botimet e tyre, duke siguruar një fond prej 240 kopje.
Këto botime do të jenë pjesë e bibliotekës së Manastirit dhe do të përdoren nga brezat shqipfolës në vijim në këtë qytet për të njohur historinë, figurat historike matjane e jo vetëm, nëpërmjet botimeve të shkrimtarëve e studiuesve matjan.
UGSH Qarku Dibër, shpreh konsideratën ndaj iniciativës së studentes #EmiraSelimi si dhe shpreh gatishmërinë për bërë pjesë e çdo nisme në mbështetje të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufirit administrative të Shqipërisë.

Leave a comment