Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Për herë të parë në 78 vite, shqiptarët e Sanxhakut festojnë zyrtarisht Ditën e Flamurit!

-800-0-fa83baa061bb8513db6a5a73fb6544e0 (1)

Për të parën herë pas 78 vitesh, Festa e Flamurit festohet zyrtarisht edhe në Novi Pazar të Sanxhakut!

Kjo festë u organizua nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, zyra për Sanxhak, nën udheheqjen e kryesueses së kësaj zyre, Amina Nuraj!

111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë ka bashkuar shqiptarët në një festë madhëshore në Tiranë, por organizimet nuk kanë munguar kudo mes shqiptarëve në Malin e Zi, Maqedoni, Kosovë, Luginën e Preshevës dhe diasporë.

Historikisht në Sanxhak ka jetuar një numër i madh shqiptarësh, por politikat ekstremiste të shteteve fqinje kanë ndikuar në largimin e tyre, e asimilimin të një pjese të madhe që mbetën në trojet e të parëve.

Për fat të mirë, gjatë viteve të fundit, vihet re një ndërgjegjësim gjithnjë e më i madh për origjinën e tyre.

Leave a comment