Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Përçahet PD e Berishës: Grupi ‘Bardhi’ bojkot Kuvendit të 2 dhjetorit?

-800-0-1694160242xbardhi-berisha-514

Sali Berisha do të shkojë të shtunën në mbledhjen e thirrur nga vetë ai për Kuvend Kombëtar pa praninë e pjesës më të madhe të grupit të deputetëve të mbështetur nga Gazment Bardhi.

Ky i fundit nuk ka dhënë ende një koment nëse do të shkojë apo jo, ndërsa vendimi kësaj jete do të jetë individual, por disa prej tyre janë shprehur nën zë se nuk do të jenë pjesë. Disa të tjerë të kontaktuar nga gazeta “Si” nuk e kanë vendosur ende.

Ai që e thotë hapur vendimin e tij është deputeti Saimir Korreshi që mbështet Berishën si deputet në Kuvend por jo si strukturë partiake

“Nuk do jem në datën dy dhjetor, është në momentin më të papërshtatshëm. Ka gjëra më të rëndësishme pasi opozita ka ngritur një kauzë shumë të rëndësishme në Kuvend.

40 burra patëm kurajon të linim mënjanë mosmarrëveshjet për të përballur me një të keqe më të madhe. Ka shumë demokratë të tjerë që nuk kanë marrë pjesë e këtyre vendimmarrjeve të Kuvendit që do mbahet në 2 dhjetor. Po marr rastin e Lushnjës, nuk jemi bërë pjesë unë dhe shumë demokratë të tjerë. Nuk përfaqësohemi dot” tha Korreshi.

Sipas tij, më të rëndësishmet janë seancat plenare të ditës së hënë dhe të enjte në Kuvendin e Shqipërisë.

“Jemi të fokusuar për të hënën dhe të enjten në 2 seancat e Kuvendit, sepse këtu ka rënë shteti…” tha ai.

Në anën tjetër deputeti i PD-së, Luan Baçi, pjesë e PD-së së Rithemelimit është shprehur se deputetët me statut janë automatikisht edhe anëtarë të Këshillit Kombëtare dhe për pasojë duhet të jenë pjesë e Kuvendit.

Megjithatë ai e anashkalon pjesën e detyrimit të pjesëmarrjes kur thotë se gjithësesi aksioni bëhet në Kuvend bashkërisht

“Janë automatikisht anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD dhe është në të drejtën dhe detyrimin e tyre për të marrë pjesë. Unë kam dëshirë t’i shikoj, por edhe nëse nuk do jenë pjesë, duke i dhënë përgjigje asaj pyetjes që bëhet shpesh herë.

Ata deputetë të grupit Bardhi janë 2-3 herë në mbledhje në javë me Sali Berishën. Njohja është de facto dhe de jure”, tha Baçi

Leave a comment