Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ky gjest i Ambasadorit Mustafa Nano

407613774_681688730772706_8914497409176660344_n

Në pritjen tradicionale që ambasadat e Republikës së Shqipërisë organizojnë në çdo fund nëntori, ka përherë vend për simbolikën kombëtare.
E kam fjalën për atë simbolikë që shkon me identitetin shqiptar, natyrisht përveç flamurit.
Pas më shumë se 100 vitesh, nga koha e Ambasadorit Faik Konica në USA, ambasadori ynë në Bernë, Shkëlqesia e Tij, zoti Nano, ka zgjedhur të dalë para krejt të ftuarve në festimin e 28 Nëntorit të sivjetshëm, i veshur me kostumin tradicional shqiptar.
Një gjest simbolik, por që meritoi vëmendje të shumtë prej krejt të pranishmëve në atë mbrëmje, prej mediave online dhe hapësirave në rrjetet e shumta sociale. Nuk u shkel protokolli i veshjes standarte, por u pasurua akti i sjelljes zyrtare si shqiptar dhe përfaqësues i shqiptares, i identitetit tonë në një vend me aq rigorozitet europianist.
Ky gjest meriton të vlerësohet, sepse ka një efekt të shkëlqyer mbi imazhin e kombëtares në një ceremoni standarte.
Shqipëria është shtet i vogël, por populli dhe kombi ynë janë të spikatur.
Unikja e kombit tonë shpërfaqet pikërisht tek krejt materia dhe vlerat identitare.
Nisma të tilla të formësuara si gjeste apo akte me estetikë, integritet dhe seriozitet zyrtarësh janë investim i shkëlqyer për imazhin e shtetit dhe të kombit në sytë e miqësisë ndërkombëtare, në vëmendjen e popujve të Europës dhe Botës dhe sidomos në ndërgjegjen që ushqejmë tek gjeneratat e fëmijëve, të rejave dhe të rinjve tanë në emigracion dhe diasporë.
Zgjedhja e Ambasadorit Nano, për të kumtuar mesazhin në ditën e festës kombëtare të Flamurit dhe Pavarësisë, është rikthim i një gjesti të mëhershëm, (por fatkeqësisht të lënë në rast të përveçëm prej mbi 100 vitesh), nga koha e Ambasadorit më diturak në historinë tonë shtetërore, Konica.
Kjo është një ripërsëritje e shkëlqyer në kohë të vonuar, por me vlerë të riaktualizuar, në Bernë.
Përgëzime Ambasador!

Related Posts

Leave a comment